Këshilli Gjyqësor solli vendim për pensionimin e dy gjyqtarëve

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 481-të për shkak të plotësimit të kushteve për pensionim për ndërprerje të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Administrative Drita Mehmeti dhe gjyqtarit të Gjykatës Themelore Penale Jane Tapanxhievski.
MARKETING
Vendimin për ndërprerjen e mandateve të Mehmetit dhe Tapanxhievskit nga 13 marsi i këtij viti e solli njëzëri.
Këshilli në seancën e sotme po shqyrton edhe miratimin e Vendimit për përcaktimin e numrit të pozitave të lira gjyqësore për gjeneratën e X të dëgjuesve në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, ndërsa në rend dite është edhe shqyrtimi i një ankese të paraqitur kundër vendimeve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërprerjen e detyrës gjyqësore, për përfundimin e mandatit të anëtarit të Këshillit dhe për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, Meri Radevska.