Rrahmani, i drejtpërdrejtë: Presioni ynë nuk funksionoi, por dalim me kokën lart

Rrahmani, i drejtpërdrejtë: Presioni ynë nuk funksionoi, por dalim me kokën lart

Amir Rrahmani shënoi golin e vetëm të Napolit në Barcelonë dhe mendon se të kaltrit largohen nga Champions League “me kokën lart”, por pranon se presioni i lartë “nuk funksionoi”.

Gjithçka ishte e hapur pas rezultatit 1-1 në ndeshjen e parë, por Napoli pësoi dy gola të shpejtë në pjesën e parë, që e kushtëzuan shumë lojën:

“Ne largohemi me kokën lart, sepse luajtëm në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe sulmuese, edhe nëse mund të kishim bërë më mirë në golat e tyre dhe kishim mëndë të barazonim”, tha Rrahmani për “Sport Mediaset”.

“Fatkeqësisht, nëse nuk i shfrytëzon shanset kundër kundërshtarëve të fortë, do të detyrohesh ta paguash në fund.”

Fermin Lopez dhe Joao Cancelo shënuan në një hapësirë korohe prej 120 sekondash, por Rrahmani shënoi golin e 2-1, duke e rihapur kualifikimin.

“Ne u përpoqëm të ushtronim presion të lartë, por në të vërtetë nuk funksionoi, përkundrazi i lejoi Barcelonës të kishte disa kundërsulme. Nuk kemi bërë presion në mënyrë efektive”.

MARKETING