(VIDEO) Greko kërkon hetim të thellës të pasurisë së deputetëve, prokurorëve dhe gjykatësve

(VIDEO) Greko kërkon hetim të thellës të pasurisë së deputetëve, prokurorëve dhe gjykatësve

Maqedonia e Veriut shënon progres në implementimin e rekomandimeve nga Raporti i Raundit të katërt të vlerësimit të Grupit të shteteve për parandalimin e korrupsionit (GREKO) e Këshillit të Evropës, thuhet në plotësimin e dytë të Raportit të dytë për përputhshmërinë e vendit në zbatimin e rekomandimeve në lidhje me parandalimin e korrupsionit mes deputetëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve e cila përfundon procedurën për këtë raund vlerësimi. GREKO në Raport regjistron progres në drejtim të racionalizimit të Kodit të sjelljes etike të deputetëve, si dhe të zhvillimit të një programi të trajnimit për deputetët për zbatimin e Kodit dhe për rritjen e ndërgjegjësimit në të ardhmen për standardet që lidhen me etikën dhe integritetin.

MARKETING

GREKO

“Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet këshillimit dhe mentorimit konfidencial në Rregulloren e re të Kuvendit të ardhshëm, ndërsa rregulloret e brendshme për Ligjin për lobim janë duke u përgatitur në kuadër të Komisionit për rregulloren dhe çështjet për mandat dhe imunitet të Kuvendit. GREKO shpreh keqardhjen që nuk ka përmirësim në drejtim të sistemit të sanksionimit të parashikuar nga Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit“.

Në raport, si të implementuara në mënyrë të mjaftueshme janë vlerësuar dhe rekomandimet për vendosjen e një grupi standardesh të qarta për sjelljen profesionale të prokurorëve të shoqëruar me komente sqaruese dhe/ose shembuj praktik, si dhe për vendosjen e rregullave dhe standardeve për prokurorët në lidhje me pranimin e dhuratave dhe avantazhet e tjera dhe vendosjen e mbikëqyrjes së duhur për zbatimin e tyre.

GREKO

“GREKO beson se është implementuar në mënyrë të mjaftueshme edhe rekomandimi për vendosjen e masave të duhura ligjore, institucionale dhe operacionale që do të sigurojnë verifikim më të plotë të deklaratave për interesa dhe lista anketuese nga ana e deputetëve, gjykatësve dhe prokurorëve, veçanërisht duke ristrukturuar procesin e verifikimit në drejtimin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK)”.

Sipas GREKO-s, vendi deri tani nuk e ka implementuar vetëm rekomandimin për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit nga “ndikimi i papërshtatshëm politik” dhe shfuqizimin e anëtarësimit të ministrit të Drejtësisë në Këshillin Gjyqësor sipas detyrës zyrtare.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING