(VIDEO) Maqedonia e Veriut mund të strehojë ushtarët e plagosur të Ukrainës

(VIDEO) Maqedonia e Veriut mund të strehojë ushtarët e plagosur të Ukrainës

Maqedonia e Veriut ka dhënë edhe një ofertë tjerër për të mbështetur luftën e Ukrianës kundër invazionit rus. Përveç armatimit të rëndë që Shkupi po e rikthen në Ukrainë, vendi është duke shqyrtuar mundësinë për të përshtatur objekte që do të shërbenin për shërimin e ushtarëve ukrainas të plagosur. Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska,  deklaroi se Ministria nuk e përjashton mundësinë, që të shfrytëzohen objektet në dispozicion për trajtimin e ushtarëve nga Ukraina.

MARKETING

SLLAVJANKA PETROVSKA, MINISTRE E MBROJTJES

Në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes ka objekte që mund të vihen në dispozicion. Në këtë iniciativë do të përfshihen disa institucione, por si Ministri e Mbrojtjes jemi të gatshëm që t’u përgjigjemi pozitivisht kërkesave të tilla

Ministrja e Mbrojtjes, duke komentuar deklaratën e fundit të presidentit francez Emmanuel Macron, kujtoi se vendi mbështet Ukrainën dhe luftën e saj, por se nuk dërgon ushtarë në tokën ukrainase. Petrovska gjithashtu bëri të ditur se në takimin e fundit ministror në Bruksel nuk është diskutuar fare për dërgimin e trupave, por është shqyrtuar mundësia për përkrahje në forma të tjera. /SHENJA/

 

MARKETING