E diela sjell ndeshjet e xhiros së 23-të

E diela sjell ndeshjet e xhiros së 23-të

E diela sjell ndeshjet e xhiros së 23-të në elitën e futbollit vendor. Kampionia e vendit dhe njëherit liderja e renditjes Struga pret në shtëpi Brera Strumicën, me këtë të fundit që në dy ndeshjet e fundit nuk din për fitore.

Pas tri barazimeve radhazi, Shkupi do të tentojë fitoren në Çair, teksa përballë do të ketë ekipin e Rabotniçkit. Shkëndija në Tetovë do të mundohet të rigjejë rrugën e fitores përballë Voska Sportit. Në ndeshjet tjera Sileksi përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin, Tikveshi takohet me Bregallnicën, ndërsa Gostivari pret në shtëpi Vardarin.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 23-të luhen nga ora 14:00.

MARKETING