Super Yamal, “magjia” e 16-vjeçarit ngjit Barcelonën të dytën

Super Yamal, “magjia” e 16-vjeçarit ngjit Barcelonën të dytën

Barcelona i falet një supergoli të Lamine Yamal për të thyer 1-0 Mallorcën e Vedat Muriqit (titullar). Katalanasit humbën një penallti në pjesën e parë.

Ishte minuta e 24’ kur Ilkay Gundogan nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë. Me goditjen që iu prit nga portieri i skuadrës ishullore.

Gjithsesi, për të zgjidhur hallet e Xavit mendoi talenti 16-vjeçar me golin e mrekullueshëm që realizoi 17 minuta përpara fundit.

 

MARKETING