Igli Tare i jep zemër Lacios: Ky nuk është Bajerni i tre viteve më parë, çdo gjë është e mundur

Igli Tare i jep zemër Lacios: Ky nuk është Bajerni i tre viteve më parë, çdo gjë është e mundur

Igli Tare do të ndjekë me shumë interes ndeshjen e nesërme ne Ligën e Kampioneve, mes Bajern Mynih dhe Lacios. Ish-drejtori sportiv i bardhekaltërve, duke folur për portalin gjerman “TZ”, mendon se këtë herë italianët kanë një mundësi më shumë për t’u kualifikuar.

“Është një sfidë shumë e rëndësishme. Bajerni ka avantazhin që do të luajë këtë ndeshje kthimi në shtëpi para publikut të vet, por duhet të rikuperojnë rezultatin dhe nuk do të jetë një detyrë e thjeshtë”, tha fillimisht ai.

Është një sfidë shumë e ndryshme nga ajo e tre viteve më parë…
“E tregon rezultati 1-0 i ndeshjes së parë. Është një Lacio shumë e ndryshme nga ajo e tre viteve më parë. Asokohe, ndeshje e kthimit praktikisht ishte e vendosur, meqë në të parën përfundoi 4-1. Këtu situatat janë krejt ndryshe.

Këtë herë raporti i forcës duket më i ekuilibruar…
Ekziston pak ndjesia se Bajerni e ka nënvlerësuar Lacion. Nuk kanë marrë në konsideratë faktin që Lacio është një skuadër shumë më eksperte. Me shumë lojtarë që kanë luajtur edhe më parë ndeshje kaq të rëndësishme.

A është Bajerni më i dobët në krahasim me atë të vitit 2021?
Sipas meje, Bajerni mbetet favorit. Por Lacio ka luajtur një ndeshje të madhe në Romë. Për të arritur sa më larg në një kompeticion të tillë, është e rëndësishme që të shmangësh dëmtime në momentet vendimtare dhe të luash me vazhdimësi deri në fund të ndeshjes. Bajernit i mungon kjo vazhdimësi në sezon, nuk është më skuadra që ishim mësuar të shihnim. E tregojnë 10 pikët disavantazh në kampionat.

Por edhe Lacio nuk po kalon një periudhë të mirë…
Me Milanin e meritonte të fitonte. Për fat të keq gjyqtari kishte një ditë shumë të keqe dhe vendimet e tij kishin një impakt të rëndësishëm në rezultatin përfundimtar. Por në përgjithësi Lacio nuk po përjeton një periudhë të mirë në kampionat, me 3 humbje në 4 ndeshjet e fundit. Lacio ka vështirësi sidomos në fazën e realizimit para portës.

Si e sheh sfidën?
Lacio nuk ka asgjë për të humbur… Duhet vetëm të shkojë në Mynih dhe të mundohet të përsëritë ndeshjen e parë. Ka një mesfushë të mirë dhe një mbrojtje solide. Nëse lojtarët e sulmit janë në një ditë të mirë, mund të ndodhë gjithçka, edhe për faktin se një apo dy raste gjatë një ndeshje do të ndodhin gjithmonë. Dhe ata duhet t’i shfrytëzojnë.

MARKETING