Lloga për deklaratat e kryetarit të ASHAMIT: Fatkeqësisht ky institucion nuk u reformuar asnjëherë, është “djepi i serbizimit në Maqedoni”
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke komentuar deklaratën e kryetarit të ASHAM=it, për rikthimin e karakterit unitar të shtetit shfuqizimin e marrëveshjes së Ohrit, tha se janë deklarata shumë shqetësuese ngase, kreu i intelektualizmit maqedonas bën thirrje që të hiqet ballanseri, instrument i cili ju jep drejtë dhe ju garanton barazi gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
“Kombino këtë me atë që ai shprehet se do të kemi edhe një reformë kushtetuese dhe rikthimin e shtetit unitar. Rikthimin e shtetit unitar do të thotë që vendi të kthehet para vitit 2001 dhe kjo është një thirrje shqetësuese”, tha Krenar Lloga.
Lloga tha se ka një moment tjetër se ku po shkon e gjithë bota intelektuale maqedonase të cilët nuk mund ta pranojnë se shqiptarët janë të barabartët me ta.
“Sepse kryetari në fjalë është babai i kryetarit të Unionit të forcave të reja të VMRO-DPMNE-së”, tha Lloga, duke shtuar se është linja të cilën VMRO po mundohet ta ndërtojë dhe po e ndërton çdo ditë.
Lloga tha se fatkeqësisht ASHAM nuk u reformuar asnjëherë dhe është “djep i serbizimit në Maqedoni”.