Putin i përgjigjet Bidenit: Nuk prisnim që ai të thoshte ‘faleminderit shumë për ndihmën tuaj’

Putin i përgjigjet Bidenit: Nuk prisnim që ai të thoshte ‘faleminderit shumë për ndihmën tuaj’

Pak orë pas karakterizimit të ashpër që Joe Biden përdori kundër tij gjatë një aktiviteti në kuadër të fushatës në San Francisko, Vladimir Putin mbajti një qëndrim mjaft të ftohtë, duke folur për një “reagim të duhur”. Në fakt, ai përsëriti atë që kishte thënë disa ditë më parë, në intervistën e tij me gazetarin amerikan Tucker Carlson, duke thënë se “preferon të punojë me Biden” sesa Trump.

“Unë thashë se do të punojmë me çdo president, por mendoj se për ne, për Rusinë, Biden është i preferuar. Dhe duke gjykuar nga ajo që tha ai, rezulton se kam absolutisht të drejtë… Ishte e vrazhdë, por një përgjigje adekuate dhe e përshtatshme për atë që u raportua nga ana jonë. Nuk mundi të thoshte “faleminderit shumë për ndihmën tuaj…”, theksoi Putin, i cili ndodhej në Kazan.

Më herët, Biden tha, duke iu referuar presidentit rus, se “ne kemi djem të çmendur si ky Putin dhe gjithmonë duhet të shqetësohemi për një konflikt bërthamor“.

Presidenti rus i uroi gjithashtu homologut të tij amerikan “shëndet të mirë“, duke shtuar se vlerësimi i njerëzve të tjerë “është si të shikosh në pasqyrë“.

 

MARKETING