(VIDEO) VLEN me kritika të ashpra ndaj ministrit të jashtëm Bujar Osmani

(VIDEO) VLEN me kritika të ashpra ndaj ministrit të jashtëm Bujar Osmani

Koalicioni “VLEN” në konferencën e sotme për media duke iu referuar emrave të përfolur nga BDI- për kandidat për president shqiptar deklaruan se Bujar Osmani  nuk mund ti përfaqësojë shqiptarët në RMV. Amir Elezi nga ky koalicion tha se Osmani i promovuar si ministër i parë i jashtëm shqiptar po e përfundon mandatin e tij pa realizuar qoftë edhe një vizitë të vetme në Kosovë dhe pa e dënuar sulmin terrorist në Banjskë.

MARKETING

Description of image

AMIR ELEZI, NGA KOALICIONI VLEN

“Sikur të mos mjaftonte kjo qasje indiferente ndaj Kosovës dhe interesave shqiptare në rajon, ai si ministër i njohur edhe më parë me afera korruptive  nuk la  pa e ngjyer lugën në korrupsion edhe duke qenë ministër i Punëve të Jashtme. Ishte ngjarja e organizimit të samitit të OSBE-së në Shkup që e zbardhi prirjen e tij korruptive, për çka edhe vetë e pranoi dhe kërkoi falje, ndërsa jo më pak të dyshimta kanë qenë edhe tenderët e realizuar me kompaninë ‘Eurovia’, si dhe ato për makinat që janë përdorur për samitin e OSBE-së”.

Elezi tha se këto dhe të dhënat e tjera që do t’i publikojnë ditëve në vazhdim janë siç thotë ai dëshmi e bollshme për ta kuptuar se gjithkush nga BDI-ja mund të ishte i pranueshëm si shqiptar, por Bujar Osmani nuk mund të jetë kandidat i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING