Hungaria pritet të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, kryeministri suedez viziton Budapestin

Hungaria pritet të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, kryeministri suedez viziton Budapestin

Kryeministri suedez, Ulf Kristerson do të vizitojë Budapestin më 23 shkurt, me ftesë të kryeministrit hungarez Viktor Orbán, tha të martën zëdhënësi i Orbanit, Bertalan Havasy.

Dy kryeministrat do të diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe përgatitjet për presidencën e Hungarisë me BE-në në gjysmën e dytë të vitit.

Partia qeverisëse e Hungarisë Fidesz propozoi që parlamenti të votojë për ratifikimin e ofertës së Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n më 26 shkurt. Fidesz do të mbështesë ratifikimin, njoftoi të martën në platformën Facebook kreu i grupit parlamentar Fidesz, raporton Reuters.

Kreu i diplomacisë hungareze, Peter Szijártó, njoftoi më herët sot se të dy vendet mund të diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes nëse kryeministri suedez Ulf Kristerson viziton Budapestin.

Suedia aplikoi për t’u anëtarësuar në NATO në maj 2022, pas fillimit të ofensivës ruse në Ukrainë. Pas votimit pozitiv të Turqisë, Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i NATO-s që nuk ka ratifikuar kërkesën e Suedisë për pranim në aleancë.

MARKETING