Haradinaj përpiqet ta injorojë kryeministrin Kurti
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka “injoruar’ kryeministrin Albin Kurti, gjatë ceremonisë së shënimit të 35-vjetorin e Grevës së Minatorëve. Haradinaj ia ka zgjatur dorën “ftohtë” Kurtit, duke mos u ngritur nga vendi, raporton Ekonomia Online
. Më pas në një postim në Facebook, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar Qeverinë Kurti se po i mashtron minatorët.Ai ka thënë se menaxhimi i dobët i Trepçës dhe mungesa e investimeve serioze, këtë ndërmarrje po e dërgon drejt kolapsit.
Ndërkohë, kryeministri Kurti, ka deklaruar se rrënjët e shtetndërtimit burojnë nga greva e minatorëve të “Trepçës”.