“Ndeshje niveli, perfekt ndaj Bayernit”, Hysaj ndër më të mirët e Lazios
Ndeshje e madhe, fitore dhe dëmtim. Elseid Hysaj i provoi të gjitha të mërkurën në mbrëmje në “Olimpico”. Lazio e tij mposhti 1-0 Bayern Munich në duelin e parë të raundit të 1/8-ve në Champions League.
Shkodrani i kombëtares shqiptare e nisi sfidën si titullar për vendasit. Hysaj luajti një ndeshje fantastike për rreth një orë që qëndroi në fushë. Duke ia “nxirë jetën” Leroy Sanesë.
Goditja e marrë në këmbën e djathtë e detyroi të largohej, ndërkohë që performanca e anësorit të djathtë, i cili përballë Bayernit luajti si mbrojtës i majtë, u vlerësua shumë nga shtypi italian.