Biden kritikoi ashpër Kongresin gjatë takimit me Scholzin: Është një neglizhencë kriminale ndaj Ukrainës

Biden kritikoi ashpër Kongresin gjatë takimit me Scholzin: Është një neglizhencë kriminale ndaj Ukrainës

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se Kongresi do të fajësohet për “neglizhencën pothuajse kriminale” të Ukrainës nëse nuk miraton një projekt-ligj financimi dhe falënderoi kancelarin gjerman, Olaf Scholz për sigurimin e ndihmës ushtarake për Kievin.

Scholz, i cili bëri një vizitë të shkurtër në Uashington për të mbështetur përpjekjet e Bidenit për të siguruar fonde për Ukrainën, u takua me presidentin në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar rreth agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, si dhe krizën në Lindjen e Mesme.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar për muaj të tërë se një dështim nga ligjvënësit për të ndihmuar Kievin do të dëmtonte aftësinë e tij për të luftuar Rusinë dy vjet pasi Moska pushtoi Ukrainën.

“Dështimi i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, nëse ndodh të mos mbështesë Ukrainën, është afër neglizhencës kriminale. Është skandaloze”, tha Biden në Zyrën Ovale.

Duke folur me gazetarët para takimit, Scholz tha se ishte i inkurajuar nga masa e Senatit të SHBA të për të avancuar një projekt-ligj prej 95.34 miliardë dollarësh që përfshin ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, pasi republikanët bllokuan një projekt-ligj kompromisi që përfshinte reformat e imigracionit.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Gjermania janë ndër vendet që më së shumti e kanë ndihmuar shtetin ukrainas në luftën kundër rusëve, të cilët filluan pushtimin më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

MARKETING