(VIDEO) Fatmir Mexhiti: Unë jam ministër i shëndetësisë, nuk tërhiqem

(VIDEO) Fatmir Mexhiti: Unë jam ministër i shëndetësisë, nuk tërhiqem

Në serinë e zhvillimeve në Aleancën për Shqiptarët, Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në brifingun e sotëm me gazetarët ka thënë se Kuvendi dhe deputetët do të vendosin nëse ai do të vazhdojë të jetë ministër në Qeverinë teknike, ose jo. Ai shprehet i bindur se pas zgjedhjeve të 8 majit, sërish do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë.

MARKETING

Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë

“Fatmir Mexhiti është ende ministër i Shëndetësisë, nuk do të japë dorëheqje. Kam punuar me nder dhe nuk kam pse japë dorëheqje. A do të jem edhe tutje ministër, do të vendosin deputetët dhe Kuvendi. Por premtoj se pas muajit maj, do të jem sërish ministër”.

Ai më tej ka thënë se nuk është e vërtet që do të shkarkojë drejtorë të BDI-së, ky është vetëm spekulim nga Artan Grubi.

Ndërkaq, kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski i pyetur se si do të votoj LSDM, në rast se shkarkimi i ministrave Azir Aliu dhe Fatmit Mexhiti, shkon në Kuvend, ai u përgjigj se deputetët do të votojnë në përputhje me vendimin e Qeverisë.

Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së

“Për atë se si do të votojë grupi parlamentar i LSDM-së, do të votojë në përputhje me propozim që do të vijë nga ana e Qeverisë, dhe gjithsesi në bazë të qëndrimit që do ta kenë deputetët e Aleancës”.

Sipas zëvendës kryeministrit Bojan Mariçiq, çështja e propozimit dhe shkarkimit të anëtarëve të Qeverisë është në kompetencë të kryeministrit teknik Talat Xhaferit.

Përndryshe, sonte kryetari i ASH-së Arben Taravari, do të mbajë takim konsultativ me mbështetësit e tij në qytetin e Kumanovës. Kurse Ziadin Sela e ka thirrur Kuvendin të shtunën në Shkup.

Fatmir Mexhitit dhe Azir Aliut, të cilët i dhanë mbështetje Taravarit, nga partia u propozua që të shkarkohen nga postet, e kështu për ministër të Shëndetësisë u propozua Ilir Demiri, drejtor aktual i Spitalit Klinik në Tetovë, ndërsa për Ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Naim Bajrami. Shkarkime ka pasur edhe në drejtori dhe pozita të tjera, që kanë mbështetur Taravarin.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING