Ceferin: Superliga Evropiane është si molla e Borëbardhës

Ceferin: Superliga Evropiane është si molla e Borëbardhës

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin nuk mungoi në fjalën e hapjes së kongresit për të vazhduar sulmin ndaj Superligës Evropiane dhe drejtuesve të saj.

Projekti i Superligës Evropiane vazhdon të mbetet ende si opsion, por kjo nuk i pëlqen aspak drejtuesve të UEFA-s, të cilët e shohin si rrezik për funksionimin e shtëpisë evropiane të futbollit.

Këtë ka lënë të kuptohet i pari i UEFA-s, Ceferin, i cili sot (e enjte) shfrytëzoi rastin ta godas përsëri projektin e Superligës Evropës.

“Futbolli është një nga gjërat e pakta ku Evropa po kryeson. Ne duhet të jemi krenarë dhe se suksesi bazohet në modelin e vetëm, në solidaritet, në promovime dhe në rënie”, ka thënë fillimisht Ceferin.

“Ne duhet ta mbrojmë këtë model. Të gjithë ne dhe jo vetëm UEFA. Ka nga ata që përpiqen të shkelin, bëjnë sikur janë shpëtimtarët kur në realitet hapin varret. Ata janë grabitqarë. Ata formojnë një rreth të mbyllur. Ata nuk dinë asgjë për lirinë e shprehjes”.

“Futbolli evropian përfaqëson një nga simbolet e Evropës. Uniteti është e vetmja gjë që mund të na shpëtojë edhe në futboll”.

Ai vazhdoi me fjalën e tij dhe përcaktoi se çfarë është për të Superliga Evropiane.

“Ne e kuptojmë sulmin ndaj UEFA-s. Ne mbrojmë një ekuilibër. Çdo klub mund t’i bashkohet garës që dëshiron. Ata planifikojnë për dëshirën e tyre për të fituar më shumë para, kapital, fuqi, prestigj”.

“Kjo është ndjenja e epërsisë dhe lakmisë. Ata duan gjithmonë e më shumë. Dëshirojnë të jenë superiorë”.

“Superliga është si molla e Borëbardhës. Nuk mund të blesh ëndrra, merita sportive. Nuk mund të blesh histori. Ne kemi 70 vjet histori, por ka shumë të tjera”, përfundoi i pari i UEFA-s. /Telegrafi/

MARKETING