Rama i del në mbrojtje Albin Kurtit: Kosova ka të drejtën për të zbatuar kushtetutën e saj

Rama i del në mbrojtje Albin Kurtit: Kosova ka të drejtën për të zbatuar kushtetutën e saj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Kosovës për të ndaluar dinarin serb si edhe për eliminimin e strukturave paralele serbe në veri të vendit.
Në një postim në rrjetin social “X” Rama u shpreh se pavarësisht se Kosova duhet të koordinohet me partnerët, nuk duhet harruar e drejta e saj për të zbatuar Kushtetutën.

Ai shkruan se Albin Kurti do duhet të të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, megjithatë thekson se pas asaj që ndodhi në Banjkë, është shumë e rëndësishme për t’u ruajtur balanca.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe sensin e balancës”, shkruan Rama.

MARKETING