Serbët paralajmërojnë bllokim të rrugëve në drejtim të Kosovës
Shoqata e Serbëve të Zhvendosur të Kosovës njoftoi se të hënën (5 shkurt) nga ora 12:00 deri në ora 15:00 do të bllokojnë qarkullimin rrugor “për të gjitha automjetet që drejtohen nga shqiptarët” që kalojnë përmes pikëkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, drejt Kurshumlisë, Nishit dhe Beogradit, për të vazhduar më tej drejt Suboticës.
Rrugët do të jetë të bllokuara çdo të hënë për tre orë nga ora 12:00 deri në ora 15:00 derisa të ndalet terrori i përditshëm ndaj popullit serb në Kosovë. Terrori që po përjeton populli serb dhe populli tjetër joshqiptar është bërë i padurueshëm dhe është shumë afër një konflikti me pasoja të pallogaritshme”, thuhet ndër të tjera në njoftim.