Alisson “tradhton” Liverpoolin me gafa, supersfidën e fiton Arsenali

Alisson “tradhton” Liverpoolin me gafa, supersfidën e fiton Arsenali

Arsenali rihap garën për titull në Premier League. “Skuadra e Mikel Artetës fitoi 3-1 ndaj Liverpoolit në “Emirates Stadium”, në kryendeshjen e javës në Premier League, duke u ngjitur në vendin e dytë me vetëm dy pikë më pak se “The Reds”.
Saka u dha avantazhin vendasve, pasi përfitoi nga një grushtim i gabuar i portierit Alisson, që e mbylli pjesën e parë në barazim pas një autogoli të mbrojtësit Gabriel.

Në pjesën e dytë erdhën edhe dy gafa të rënda të Alisson që u shfrytëzuan maksimalisht nga Martinelli e Trossard, të cilët vulosën suksesin e topçinjve me shifrat 3-1.

MARKETING