Milan ”i varur” nga Giroud, francezi pa limite edhe në moshën 37-vjeçare

Milan ”i varur” nga Giroud, francezi pa limite edhe në moshën 37-vjeçare

Milan fitoi me përmbysje në transfertë ndaj Frosinones me shifrat 3-2.

Një sukses i cili pa sërish si protagonist Olivier Giroud me francezin që shënoi një gol si dhe asistoi në një tjetër.

Edhe pse në moshën 37-vjeçare, Milan është totalisht i varur nga sulmuesi dhe këtë e faktojnë statistikat të cilat janë të gjitha në favor të ish-futbollistit të Chelseat.
Deri më tani në të gjitha kompeticionet me Milanin, Giroud ka prekur kuotën e 12 golave si dhe tetë asisteve.

Thënë ndryshe, sulmuesi ka marrë pjesë në 35.7% të të gjithë golave sezonalë që ka shënuar skuadra italiane.

Giroud nuk njeh limite dhe kur është në vitin e fundit të kontratës me “Djallin” po tregon gjithnjë e më shumë se pavarësisht moshës, mund ta meritoj rinovimin e kontratës të paktën edhe për një tjetër sezon.

MARKETING