Ende pa shkuar atje, planeti Mars mbushet me bërllok

Ende pa shkuar atje, planeti Mars mbushet me bërllok

Njerëzit po e mbushin me bërllok planetin Mars ende pa shkuar atje dhe ende pa krijuar koloninë e njerëzve në Planetin e Kuq.

Sipas raportimeve, më shumë se shtatë ton mbeturina kanë përfunduar në të gjithë Marsin duke filluar nga parashutat, mburojat e nxehtësisë deri te copat e shpimit dhe copat e gomave, transmeton Telegrafi.

Vetëm së fundmi, u raportua se helikopteri Ingenuity i vendosur në Mars nuk do të operojë më pasi iu është thyer njëri krah dhe nuk mund të fluturonte më.

Kjo ka bërë që Marsit t’i shtohen edhe 1.8 kilogram të mbeturinave atje.

Shuma e mbeturinave megjithatë ende mbetet e parendësishme, ku deri më tani asnjë nga zbarkuesit apo roverët e shumtë nuk ka arritur të tregojë përfundimisht nëse jeta ka ekzistuar atje ndonjëherë. /Telegrafi/

 

MARKETING