Dr. Mahmut Çevik organizoi panel mbi kontributin e TIKA-s në diplomacinë kulturore

Dr. Mahmut Çevik organizoi panel mbi kontributin e TIKA-s në diplomacinë kulturore

Nënkryetari i TİKA, Dr. Mahmut Çevik, zhvilloi një bashkëbisedim me studentë dhe pjesëmarrës ndërkombëtarë në Shkollën e Diplomacisë në Institutin e Mendimit Strategjik me temë “POLITIKA BALLKANASE E TURQISË DHE KONTRIBUTI I TIKA-s NË DIPLOMACINË KULTURORE NË BALLKAN”.

Pjesëmarrës në panelin e zhvilluar përmes platformës online ZOOM, ishin studentë dhe studiues nga Tirana, Karxhali, Zagrebi, Prishtina, Shkupi, krahina të ndryshme të Turqisë, si dhe kishte pjesëmarrës edhe jashtë vendeve të Ballkanit, siç mund të ceken studiues e hulumtues nga Baku, Bavaria, Xhakarta, Toronto, Moska dhe Irani etj.

Tema të diskutimit në këtë panel ishin:

*Politika ballkanike e Turqisë,
*Ballkani dhe ndikimi kulturor
*Strategjia Ballkanike e TIKA-s

Në panel diskutimin e zhvilluar me studentët, nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik, tha:”emigrantët turq që erdhën në Ballkan, gjatë procesit historik, e pasuruan jetën shoqërore me fshatrat e reja që themeluan dhe këta asnjëherë nuk u armiqësuan me besimin dhe kulturën në jetën shoqërore”.

Duke shpjeguar edhe çasjen historike të historianit të mirënjohur turk, Prof. Dr. Halil Inalcik, nënkryetari i TIKA-s, Dr. Çevik tha:
“Osmanlinjtë nën administrimin e tyre arritën që të bashkojnë Anadollin mysliman dhe Ballkanin e krishterë.”

Duke biseduar mbi vlerat e përbashkëta historike, Dr. Mahmut Çevik gjithashtu tha se kanë vlerësuar edhe kërkesat e njerëzve të të gjitha feve dhe gjuhëve në Ballkan, ndërsa TIKA është një instrument i rëndësishëm i diplomacisë kulturore në shpjegimin e kulturës dhe idealeve kombëtare për botën e jashtme.

TIKA FORCA SHTYSE E DIPLOMACISË KULTURORE

“TIKA nëpërmjet politikave të saj kulturore po jep shembull edhe të diplomacisë dhe kontribuon në politikën e jashtme të saj përmes diplomacisë kulturore, si në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare ashtu edhe në Ballkan”, tha mes tjerash nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik.

Ndërkaq mbi rolin e diplomacisë kulturore të TIKA-s në Ballkan, foli edhe panelisti i mirënjohur nga Shqipëria, kryetari i Fondacionit Alsar, Mehdi Gurra.

NJË SHEMBULL I DIPLOMACISË PUBLIKE NGA KOSOVA

Fatih Kemik nga Kosova, i cili ishte njëri ndër pjesëmarrësit në këtë panel, përmes një ilustrimi fotografik tregoi shembullin e diplomacisë kulturore të TIKA-s, duke thënë: “sapo e kemi marrë këtë libër dhe quhet “Turqit në Ballkan dhe Kongresi turk”, ndërsa ky projekt është mbështetur nga TIKA, pra elementi më themelor i Diplomacisë Kulturore është gjuha, ndërkaq TIKA këtë element po e zbaton në këto treva, e për këtë unë në emër të turqve të Ballkanit, u jam tepër falënderues për projektet që po ofron TIKA.

Në fund të panelit, nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik, deklaroi se programi është një lëvizje e rëndësishme për politikën e jashtme turke, ku veçmas shprehu falënderimet e tij edhe për Institutin e Mendimit Strategjik dhe interesim e jashtëzakonishëm që kanë shfaqur pjesëmarrësit në këtë panel diskutimi.

MARKETING