Rusia pretendon se ka parandaluar sulmet ukrainase me dronë në disa rajone

Rusia pretendon se ka parandaluar sulmet ukrainase me dronë në disa rajone

Rusia pretendoi se parandaloi sulme ukrainase me dronë në rajonet Belgorod, Kursk dhe Voronezh, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit rrëzuan gjithsej tetë mjete ajrore pa pilot të tipit aeroplan (UAV) mbi Belgorod gjatë dy sulmeve të veçanta me dron.

Ministria raportoi gjithashtu rrëzimin e një droni mbi rajonin Kursk ndërsa rrëzoi dy të tjerë mbi rajonin Voronezh.

Zyrtarët lokalë raportuan se nuk kishte viktima në rajonet e tyre përkatëse, ndërsa autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar ende mbi pretendimet.

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer akuza për sulmet ajrore kundër njëra-tjetrës që janë intensifikuar që nga fundi i dhjetorit.

MARKETING