Dridhet edhe Arsenali, Arteta mund të largohet gjatë verës
Mikel Arteta mund të largohet gjatë verës nga Arsenali.
Sipas raportimeve nga Sport, spanjolli u ka thënë njerëzve të tij të afërm që po e konisderon largimin nga ky klub.
Tashmë ka zëra që me largimin e Xavi Hernandezit, Arteta mund ta zë vendin e tij pasi që atë e preferon edhe presidenti i katalunasve, Joan Laporta.
Së fundmi, Jurgen Kloppi njoftoi se do të largohet nga Liverpooli në fund të stinorit.