Franca gjunjëzon Danimarkën, kampion i ri i Evropës

Franca gjunjëzon Danimarkën, kampion i ri i Evropës

Franca është kampion i ri i Evropës në hendboll.
Francezët shënuan fitore pas vazhdimeve, me rezultat 33:31 (14:14) ndaj Danimarkës, në një atmosferë drithëruese.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (27:27) dhe shkoi në vazhdime dy herë nga pesë minuta, ku Franca ngadhënjeu me dy gola dallim (33:31).

Danimarka pas titullit të botës, nuk ai doli që të bëhet edhe kampion në Kontinentin e Vjetër.
Franca ia doli në finale, duke fituar titullin e pestë apo medaljen e pestë të artë në histori.

Finale ashtu si i ka hije, me rivalitet të madh që nga minuta e parë e deri në përmbyllje, që ka mbajtur në ankth tifozët në Arenën sportive “Lanxess”.
Një pjesë e parë e fortë e me epërsi të ngushtë qoftë të njërës palë dhe kombëtares tjetër, duke u përmbyllur baras (14:14).

Në pjesën e dytë, danezët shkëputen në dy gola epërsi, 15:17 e 17:19 në minutën e 43-të.

Franca ngushton rezultatin në 19:20 në minutën e 47-të.
Finish dramatik, Franca ka barazuar rezultatin 24:24 dhe pastaj kaloi në epërsi me 25:24 në minutën e 55-të, pastaj barazohet rezultati në 25:25 sërish në epërsi (25:26) danezët.

Prapë barazohet rezultat 26:26 në minutën e 57-të

Ndeshja përfundoi baras (27:27) në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve Franca fitoi me 33:31.

Ludovic Fabregas është më i miri të Franca, me gjithsej 8 gola, i ndihmuar nga Nedim Remili me 5 e Dylan Nahi me 4 gola.

Hendbollisti Mikel Hansen me 9 gola është më efikasi të Danimarka e Mathoas Gidsel me 7 sosh.

MARKETING