Turqi, regjistrohet një tërmet me magnitudë 5.2 ballë në Malatya

Turqi, regjistrohet një tërmet me magnitudë 5.2 ballë në Malatya

Një tërmet me magnitudë 5.2 ka ndodhur në qarkun Battalgazi të Malatyas, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), thellësia e tërmetit që ka ndodhur në Battalgazi është matur në 13.93 kilometra.

Guvernatori i Malatya-s, Ersin Yazıcı, përmes Anadolu përcolli mesazhin e tij tek banorët e Malatyas pas tërmetit.

“Nuk kemi marrë asnjë njoftim negativ për momentin. Ekipet tona vazhdojnë kontrollet e tyre në terren”, tha Yazıcı.

MARKETING