(VIDEO) Ministri Spasovski thotë se ka formularë, sipas tij turmat janë normale

(VIDEO) Ministri Spasovski thotë se ka formularë, sipas tij turmat janë normale

Në lidhje me nxjerrjen e dokumenteve personale dhe ato të udhëtimit , sot ka folur Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai ka theksuar se ka formularë për letërnjoftime dhe pasaportat. Spasovski informoi se aktualisht janë lëshuar mbi 1.25 milionë dokumente udhëtimi, mbi 1.1 milionë letërnjoftime dhe rreth 550 mijë patenta shoferi.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Sasi të reja formularësh për dokumente udhëtimi do të mbërrijnë të hënën dhe në ditët në vijim. Nuk duhet të shqetësohemi, procesi do të vazhdojë”.

Ndërkohë,  për Oliver Spasovski, turmat  e madha që po krijohen  kohëve të fundit, në sportelet e nxjerrjeve të dokumeteve, janë normale.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Përsa i përket turmave, është normale të ketë kur procesi nuk është kryer që në fillim. Nëse në vitin 2021 kemi përgatitur vetëm 120 mijë dokumente, do të thotë se i kemi lënë detyrimet për më vonë ose presim deri në ditën e fundit. Nëse shikojmë territorialisht, brendësia e vendit e ka përfunduar punën pothuajse 100%. Por, mendoj se edhe në Shkup kemi bërë përparim serioz”.

Afati për zëvendësimin e dokumentecve me emrin e ri të shtett është 12 shjkurti. Megjithatë Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se letërnjoftimet që kanë afat dhe nuk e kanë emrin e ri të shtetit do të vlejnë edhe pas 12 shkurtit. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING