Borrell: Izraeli nuk ka të drejtë të bllokojë krijimin e shtetit palestinez

Borrell: Izraeli nuk ka të drejtë të bllokojë krijimin e shtetit palestinez

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell tha të martën se Izraeli nuk mund të lejohet të bllokojë krijimin e një shteti palestinez pas luftës në Gaza.

“Një gjë është e qartë. Izraeli nuk mund të ketë të drejtën e vetos për vetëvendosjen e popullit palestinez”, tha Borrell në një konferencë në Bruksel me homologun e tij egjiptian, ministrin e Jashtëm Sameh Shoukry.

“Kombet e Bashkuara njohin dhe e kanë njohur shumë herë të drejtën e vetëvendosjes së popullit palestinez. Askush nuk mund të vërë veton”, shtoi Borrell.

Ministri i Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry tha nga ana e tij se ekziston “një konsensus ndërkombëtar mbi nevojën për të zgjidhur konfliktin mbi bazën e një zgjidhjeje me dy shtete”.

“Ka ardhur koha për ta zbatuar atë dhe komuniteti ndërkombëtar ka mjetet, burimet dhe mekanizmat për ta bërë këtë”, theksoi ministri egjiptian.

 

MARKETING