Juventus zyrtarizon Tiago Djaló

Tiago Djaló është futbollisti i ri i Juventusit! Klubi bardhezi zyrtarizoi marrëveshjen me francezët e Lille për mbrojtësin, për të cilin do të paguajë 3.6 milionë euro në tre këste, deri në verën e 2025-ës, shto këtu edhe 4 milionë euro të tjera në formën e bonueseve.
23-vjeçari do të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” deri më 30 Qershor 2026.
Do të jap gjithçka për Juventusin dhe tifozët. Jam shumë i lumtur dhe është një ditë e rëndësishme për mua. Gjej një ekip të madh dhe me futbollistë me cilësi e me talent. Kam folur me Ueah, me ka folur shumë mirë për ambientin. Edhe gjurin e kam mirë, është vetëm çështje të luajturi”, tha Djaló.
Për drejtuesit bardhezinj, ky shikohet si një investim mjaft i mirë në repartin e mbrojtjes, ndërsa në fund të sezonit do të largohet edhe Alex Sandro, që do të lirojë një vend.
Djaló mund të luajë edhe në krah përveç atij të mbrojtësit të qendrës.