Kosova ndalon qarkullimin e kartëmonedhës 500 euro

Kosova ndalon qarkullimin e kartëmonedhës 500 euro

Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka vendosur të mërkurën ta ndalojë qarkullimin e kartëmonedhës 500-euroshe.

Sipas një njoftimi të Bankës Qendrore të Kosovës rregullorja hyn në fuqi që nga 1 shkurti.

“Institucionet financiare bankare dhe jo-bankare obligohen që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro”, thuhet në njoftim të BQK-së.
Në Rregulloren e re për operacionet me paratë e gatshme është vendosur po ashtu që me qëllim të parandalimit të futjes së parave të falsifikuara, “personat fizik dhe personat juridik që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e monedhave nëse bartin më shumë se 100 copë/njësi pavarësisht nga shuma”.

Rregullorja përcakton “rregullat dhe procedurat e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi i kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe të valutave të tjera të dyshuara si të falsifikuara, kriteret për këmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro të dëmtuara, standardet minimale për kontrollin e përshtatshmërisë dhe riqarkullimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro, standardet për paketimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro për depozitim në Bankën Qendrore të Kosovës”.

MARKETING