Shkarkimi i Mourinhos nga Roma, kompania “Ryanair” tallet me portugezin

Shkarkimi i Mourinhos nga Roma, kompania “Ryanair” tallet me portugezin

Pas njoftimit për shkarkimin e Josè Mourinhos nga Roma, kompania “lowcost” Ryanair ka bërë shaka me një postim në rrjetet sociale.

“Thirrja e fundit për Josè Mourinhon, fluturimi juaj FR1AMJ0S3 nga Roma për KUDO do të bëhet së shpejti nga Porta 3A”, shkruhej në postimin e kompanisë irlandeze.

Strategu portugez është shkarkuar për herë të pestë radhazi në klubet e fundit, ndërkohë që te Roma largimi ndodhi pas humbjes 3-1 ndaj Milani. Ende nuk dihet se ku do të jetë destinacioni i radhës për portugezin.

Image

MARKETING