Vendos rekord të ri, Lionel Messi fiton për herë të tretë çmimin e “FIFA THE BEST”

Vendos rekord të ri, Lionel Messi fiton për herë të tretë çmimin e “FIFA THE BEST”

Lionel Messi është bërë futbollisti i parë që ka fituar tri herë çmimin “FIFA THE BEST”, duke vendosur një rekord edhe për këtë trofe, pas atij të “Topit të Artë”, të cilin e ka fituar tetë herë.

36-vjeçari u konfirmua si fituesi i vitit 2023 në ceremoninë e çmimeve “FIFA THE BEST” që është duke u zhvilluar aktualisht në Londër.

Sulmuesi i Inter Miamit dhe Argjentinës kryesoi garën ndaj Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Messi e kishte fituar më parë çmimin për bëmat e tij në vitin 2019 dhe 2022.

 

MARKETING