SHBA dhe Britania mbrojnë sulmet në Jemen: Janë të ligjshme sipas ligjeve ndërkombëtar
Shtetet e Bashkuara dhe Britania mbrojtën sulmet ajrore që nisën kundër Houthis.
“Këto goditje ishin të nevojshme dhe proporcionale, tha përfaqësuesi britanik në mbledhjen e djeshme të Kombeve të Bashkuara.
Ato ishin në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe brenda ushtrimit të së drejtës së patjetërsueshme të SHBA-së për vetëmbrojtje, siç parashikohet në nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ato u kryen vetëm pasi opsionet civile rezultuan të pamjaftueshme për të adresuar kërcënimin”, tha ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield.
Që nga nëntori, tha ai, më shumë se 2,000 anije janë detyruar të shmangin rajonin e Detit të Kuq për shkak të sulmeve Houthi.