Pas gati dy muajsh mbyllje, rihapen disa furra buke në Gazë

Pas gati dy muajsh mbyllje, rihapen disa furra buke në Gazë

Programi Botëror i Ushqimit ka bërë të ditur se disa furra buke në Gaza kanë rifilluar punën pas më shumë se 50 ditësh mbyllje.

Në njoftimin e tyre, është bërë e ditur se po sigurojnë grurë, miell, kripë e sheqer për të filluar prodhimin e mallrave për familjet e zhvendosura, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Disa furra buke në Gazë janë rikthyer dhe funksionojnë pas mbi 50 ditësh mbylljeje. Po sigurojmë miell gruri, kripë dhe sheqer në mënyrë që furrat e bukës të fillojnë të bëjnë sërish bukë, për të rritur përballueshmërinë për mijëra familje të zhvendosura”, thuhet tutje në njoftimin e bërë në “X”.

MARKETING