Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Në male dhe viset më të larta me reshje të dëborës. Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar, nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 5 deri në 11 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës në disa pjesë të luginës reshjet do të kalojnë në të dëborës. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 8 gradë Celsiusë.

MARKETING