Trazirat në M-NAV, katër të ndaluar nga policia, katër të tjerë në kërkim
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në stacion policor janë katër persona të cilët janë të përfshirë në sulmin ndaj të punësuarve të M-NAV i cili është denoncuar sot.
“Me ta është duke u zhvilluar bisedë informative, pas çka në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike do të ngriten kallëzime adekuatë. Po ashtu po ndërmerren masa për gjetjen edhe të katër personave tjera”, thuhet në njoftimin e MPB-së, raporton SHENJA.
Po ashtu MPB ka njoftuar se në MPB në periudhën e ardhshme në mënyrë të vazhdueshme do të sigurojë ndërtesën e M-NAV.