Tronditet bota e çiklizmit, 2 herë kampioni i botës arrestohet për vrasjen e gruas
Bota e çiklizmit është tronditur nga lajmi se dy herë kampioni i botës, Rohan Dennis, është arrestuar nga policia në Australi për vrasjen e gruas së tij duke e shtypur me makinë. Hetuesit janë të bindur se ngjarja ishte e paramenduar.
Denis akuzohet se ka përplasur me dashje me furgonin e tij bashkëshorten 32-vjeçare, Melissa Hoskings, me të cilën kishte dy fëmijë, në zonën pranë shtëpisë tyre në Adelaide në Australi ku ishin zhvendosur vetëm një javë më parë. Hetuesit kanë shkuar në skenën e krimit dhe sipas tyre, Dennis kishte shtuar shpejtësinë për ta përplasur dhe shtypur bashkëshorten me furgonin që po drejtonte. Melissa, edhe ajo një ish-çikliste, u dërgua me urgjencë në spital por nuk u mbijetoi plagëve të rënda që kishte marrë. Dennis është liruar me kusht ndërsa gjyqi ndaj tij do të zhvillohet më 13 mars.
Kampioni australian ka fituar dy tituj botërorë në garën e kronometrit individual dhe 2 në kronometrin e skuadrës, një medalje të bronztë olimpike për kronometrin. Ndërsa në garat e pistës, ka siguruar një medalje të argjendtë olimpike dhe 2 tituj kampion bote në garën e ndjekjes me skuadra.