(VIDEO) Spasovski: Janë shpartalluar 13 grupe kriminale me mbi 100 persona

(VIDEO) Spasovski: Janë shpartalluar 13 grupe kriminale me mbi 100 persona

Gjatë vitit që po lëmë pas ka pasur rënie të kriminalitetit për 8 për qind, ndërsa janë shpartalluar 13 grupe kriminale me mbi 100 persona. Kështu tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në takimin tradicional për  fundvit. Si zhvillime kryesore ai përmendi mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare të Interpolit në Ohër, si dhe takimin ministror të OSBE-së në Shkup. Spasovski theksoi edhe menaxhimin e flukseve migratore, harmonizimin e kuadrit ligjor për migracionin me Konventën Ndërkombëtare për Migrantët, luftën kundër terrorizmit, parandalimin e trafikut të drogës, ku tha se po bëhet përparim i madh.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Ka rritje të veprave penale të zbuluara nga krimi i organizuar, kontrabanda e emigrantëve, sekuestrimi i armëve, si dhe është rritur efikasiteti në luftën kundër trafikut të paligjshëm të drogës, ndërkohë që ka një rënie të përgjithshme të krimeve ndaj pronës, veçanërisht vjedhjeve dhe grabitjeve të rënda, si dhe shkeljet e rendit dhe qetësisë publike”.

Ai tha se në fushën e parandalimit të korrupsionit u zbuluan  rreth 120 vepra penale, në vlerë prej 350 milionë denarëve.

Në këtë vit që është në përfundim e sipër, Spasovski tha se pas 13 milionë eurove të ndara, me të cilat janë blerë uniforma, këpucë dhe pajisje për të gjitha njësitë organizative në MPB , janë siguruar dregerë dhe radarë me aparate për regjistrim natën, automjete për intervenim, transport dhe automjete për trajtimin e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, por edhe mjete lundruese, si dhe ai thekson se  është  krye një modernizim i plotë i Njësisë së Helikopterëve, ndër të tjera, me tendë dhe sistem fikje zjarri, i cili vetëm këtë vit  Spasovski thotë se ka realizuar 33 fluturime.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Në këto 6 vite, pagat e punonjësve të policisë dhe punonjësve të MPB-së u rritën me 35%, nëpërmjet pesë rritjeve të pagave për të gjithë, por edhe 4 rritjeve shtesë për kategori të caktuara pune, si dhe 6 bonus paga të paguara rregullisht, me një qëllim të vetëm – krijimin e një force policore të kënaqur dhe të motivuar që garanton sigurinë e qytetarëve”.

I pari i policisë sqaroi se transparenca aktive e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga mesatarja 59.5% në vitin 2016, këtë vit  është 89.8%, ndërsa indeksi i transparencës ai thotë se është 78.9%.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING