Maqedonia cakton miqësore me Kroacinë

Maqedonia cakton miqësore me Kroacinë

Më 3 qershor 2024, përfaqësuesja A e Maqedonisë do të luajë ndeshjen kontrolluese kundër Kroacisë në Rijekë.

Federata e Futbollit të Maqedonisë konfirmon ndeshjen miqësore ndaj fituesve të vendit të tretë në Kampionatin e fundit Botëror.

Ndeshjen e fundit kundër Kroacisë, Maqedonia e ka luajtur më 12 tetor 2012 në eliminatoret e Botërorit 2014. Në Arenën në Shkup, Kroacia fitoi me rezultat 2:1. Në tetë duelet e deritanishme me Kroacinë, Maqedonia ka një fitore (17.11.2007, 2:0, eliminatoret e Europianit 2008) dhe dy barazime.

– Jemi të kënaqur që do të luajmë një ndeshje kontrolluese kundër Kroacisë, një prej skuadrave më të forta evropiane. Ky është një konfirmim i statusit tonë, kombëtaret e forta e shikojnë përfaqësuesen tonë me shumë respekt. Ndeshja do të jetë një mundësi e shkëlqyer për ne që të përparojmë si skuadër dhe sigurisht që të përpiqemi të rrisim konkurrencën në skuadër para fillimit të ndeshjeve kualifikuese, tha seleksionuesi Bllagoja Milevski.

MARKETING