Temperaturat rekord prekin Pekinin, kryeqyteti kinez përjeton dhjetorin më të ftohtë prej dekadash
Kryeqyteti kinez, Pekini, ka përjetuar dhjetorin e tij më të ftohtë që nga fillimi i regjistrimeve të temperaturës në vitin 1951.
Temperaturat në qytet kanë rënë shpesh nën -10 gradë Celsius këtë muaj.
Gjashtë muaj më parë Pekini regjistroi ditën më të nxehtë të qershorit, me pak më shumë se 40 gradë.
Një observator i motit në Pekin kohët e fundit regjistroi më shumë se 300 orë temperatura nën zero në më pak se dy javë, sipas agjencisë së lajmeve China Daily.