Ironizon Arsovska, luan shah me babadimrin, duke pritur rezultatet e hetimit për bredhin e Krishtlindjeve!

Ironizon Arsovska, luan shah me babadimrin, duke pritur rezultatet e hetimit për bredhin e Krishtlindjeve!

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska ka ironizuar aksionin e policisë Finaciare për të hetuar blerjen e bredhit të vitit të ri.

Ajo ka shpërndarë një fotografi duke luajtur shah me një babadimër, duke e shoqëruar me një koment ironik.

“Duke pritur rezultatet e hetimit për bredhin”, ka shkruar Arsovska në Facebook.

Reagimi vjen pasi sot u njoftua se inspektorët e Policisë Financiare do të hyjnë në qytetin e Shkupit për të shqyrtuar blerjen për dekorimin e kryeqytetit për Vitin e Ri, gjë që shkaktoi një ortek komentesh dhe reagimesh, ngriti edhe pyetja nëse ishte shpallur në tender.

Arsovska disa herë javën e kaluar ka thënë se ka pasur thirrje publike për dekorimin e Vitit të Ri, por nuk e ka konfirmuar me dokument. Ajo nuk ka treguar as kompaninë që është përgjegjëse për dekorimin. Arsovska ka theksuar se se dekorimi i kryeqytetit sivjet kushton 30 mijë euro, jo 300 mijë euro si vitet e kaluara.  /SHENJA/

MARKETING