Profesoresha shqiptare e LSE: Sikur bota të ishte e drejtë, Natanjahu do të duhej të dënohej për krime të luftës!

Profesoresha shqiptare e LSE: Sikur bota të ishte e drejtë, Natanjahu do të duhej të dënohej për krime të luftës!

Autorja shqiptare, Lea Ypi, profesoreshë në London School of Economics, një prej shkollave më prestigjioze në rang botëror, ka shpërndarë një mesazh të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, ku ai uron të krishterët për festën e Pashkëve. Ypi ka shkruar se sikur bota të ishte e drejtë, Qeveria e Natanjahut do të duhej të dënohej për krime të luftës.

“Mbi 100 njerëz të pafajshëm u vranë vetëm natën e Krishtlindjeve. Në një botë të drejtë, qeveria juaj do të mbahej përgjegjëse për krimet e luftës. Në vend të kësaj, ne as nuk mund ta detyrojmë veten të bëjmë thirrje për armëpushim. Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve”!, ka shkruar Ypi. /SHENJA/

MARKETING