Mexhiti: Vetëvendosje prej sot është pjesë e LEN-it

Mexhiti: Vetëvendosje prej sot është pjesë e LEN-it

Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa, të bashkuar në Lidhjen  Evropiane për Ndryshim, sot kanë bërë hapjen e zyrave të përbashkëta në Shkup. Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti, sqaroi se edhe kampanja do të jetë e përbashkët dhe poashtu do të dalin në zgjedhje me lista të përbashkëta. Mexhiti informoi se këtij fronti nga sot iu është shtuar edhe një parti tjetër shqiptare, Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkaq, Mexhiti përsëri ka drejtuar një sërë akuzash për Qeverinë, për mos sigurimin e anëtarit të tyre në KSHZ.

IZET MEXHITI,KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE

“Këto e kanë njëllosë procesin zgjedhor prej tash, sepse 7 anëtarë nuk mundet të zgjedhin dhe nuk mundë ta zgjedhin anëtarin e Aleancës, por do mundohen që KSHZ, të mbetet me 6 anëtarë, që neve të na pamundësohet përfaqësimi, dalja në media, të kemi përfaqësues në KSHZ, mirëpo kjo me vet faktin që ka ngelur me numër çiftë, at[herë mundë të vijnë disa votimi që të jenë vota 3 me 3, dhe prej tash ende pa filluar procesi zgjedhorë, kanë  filluar të adresojnë në Gjykatën Administrative”.

Mexhiti  ka deklaruar se nuk ka mundësi që një person njëkohësisht të ushtrojë funksion në Ekzekutiv dhe të përfaqësojë opozitën shqiptare në KSHZ.

IZET MEXHITI,KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE

“Nuk kemi asgjë kundër që ASH të ketë anëtar në KSHZ, por ASH mund të ketë në ato 4 anëtarë që ka pozita, opozita ka 3 anëtarë, pozita ka 4 anëtarë. Mirëpo, nuk mundet Aleanca të jetë pjesë e Qeverisë dhe të pretendojë ta përfaqësojë opozitën shqiptare, pra nuk mund të jesh edhe ministër i Drejtësisë dhe të pretendosh ta përfaqësosh opozitën”.

 Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING