(VIDEO) Të rinjtë e VMRO-së: Kjo pemë e krishtlindjes është një “mrekulli e botës”
Të rinjtë e VMRO-DPMNE-së, sot kanë mbajtur një aksion para qytetit të Shkupit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryetares Danella Arsovska. Ata kanë vendosur një pemë të vogël të Krishtlindjes para qytetit të Shkupit, të zbukuruar me disa para, mjaltë dhe një palë doreza boksi, duke aluduar për pemën e Krishtlindjes dhe dekorimin e Vitit të Ri në sheshin “Maqedonia”. Ata me ironi drejtuan porosi se pema e Krishtlindjes e kryetares Danella Arsovska është identike me sistemin në vendi – i trishtuar dhe i mjerë.
TË RINJTË E VMRO-DPMNE
“Krishtlindja e Danelës para meje është si kryetarja e Shkupit, e mbështetur nga SDS, BDI dhe E Majta – bosh dhe asgjë. Kjo pemë e Krishtlindjes është një mrekulli e botës, dhe për herë të parë mund të pajtohemi me Arsovskën se në të vërtetë asnjë kryeqytet në botë nuk ka një pemë të Krishtlindjeve si kjo”.
Ndërkaq, kryetarja e qytetit Arsovska, në prag të festave të fundvitit ka qenë cak i disa kritikave, për mos zbukurimin e qytetit në nivelin e duhur. Gjithashtu, është kërkuar që të hetohet edhe fakti se shpenzimet për zbukurimin janë kryer pa shpallur paraprakisht një thirrje publike apo tender. Ndërkohë, Arsovska është arsyetuar se dekorimi i kryeqytetit sivjet kushton 30 mijë euro, e jo 300 mijë euro si vitet e kaluara.
Samir Mustafa /SHENJA/