Lloga: Sot neofashisti Apasiev feston fitoren ndaj Titos së tij

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme ndaj grafës etnike në certifikatat e librave amë, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i ka reaguar “Levicës”, parti e cila e kishte dorëzuar në GJK iniciativën në fjalë.
MARKETING
“Sot neofashisti Apasiev feston fitoren ndaj Titos së tij. Në vend që të jetë krenar që është maqedonas, ai kënaqet që në letërnjoftimin e tij shkruhet maqedonase/qytetar i RMV-së”, thuhet në reagimin e shkurtër të Llogës.
Nga partia e Apasievit, sot u mburrën me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar si fitore partiake.
Përndryshe me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, nuk duhet të kërkohen të dhëna për nacionalitetin e qytetarëve.
Grafa e përkatësisë etnike në certifikata erdhi si Udhëzim i ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga për t’i shmangur rastet e punësimeve në administratë, ku qytetarë të kombësive tjera, me një deklaratë noteriale ndryshonin përkatësinë etnike dhe zinin vendet e punës të rezervuara për bashkësitë përkatëse etnike.