Baush: Maqedonia e Veriut nuk e kaluar mirë as krizën energjetike dhe as atë me furnizimin e ushqimeve
Ekonomisti Abil Baush në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se Maqedonia e Veriut si shtet nuk e ka kaluar mirë as krizën energjetike dhe as atë me furnizimin e ushqimeve.
Ai tha se shuarja e zjarreve sociale ka filluar që nga pandemia ku janë shpenzuar para madje edhe për restorantet e dasmave.
“Kjo ishte një çmenduri e madhe dhe erdhëm në një situatë kur këto para filluan të japin presion në ekonominë e shtetit. Dhe neve falë gjithë këtyre e kishim fatkeqësi të kemi edhe krizën energjetike, dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe të kemi një inflacion edhe të ardhur nga jashtë por edhe nga brenda të gjeneruar. Kjo është dyfishi i krizës ekonomike që na ndodhi. Ja edhe të besoj se kanë qenë me qëllime të mira, por kur prezantoheshin ato masa një farë lloj kaotizmi ishte prezantimi i atyre masave”, tha ekonomisti Abil Baush.