Superkupa e Kosovës për herë të tretë do të zhvillohet në Antalia të Turqisë

Superkupa e Kosovës për herë të tretë do të zhvillohet në Antalia të Turqisë
Superkupës së Kosovës do të mbahet në Antalia të Turqisë.

Ky është viti i tretë rresht që finalja e Kupës zhvillohet në Antalia.

Në këtë ndeshje që do të luhet më datën 20 janar të vitit të ardhshëm, do të përballen Ballkani dhe Prishtina.

Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2022/23, ndërsa Ballkani kampion në fuqi.

Aktualisht, Ballkani prinë këtë edicion në kampionat me 39 pikë të mbledhura, 13 më shumë se Prishtina, e cila ka dy ndeshje më shumë të luajtura dhe stinorin vjeshtore e ka përfunduar në pozitën e pestë në tabelë.

Ballkani gjatë kësaj jave do ti luajë dy ndeshjet e mbetura të stinorit vjeshtor me Dritën dhe Gjilanin.

MARKETING