Nuk jep fitues derbi i zjarrtë anglez

Nuk jep fitues derbi i zjarrtë anglez

Nuk ka dhënë fitues derbi i madh anglez mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit. Të dielën mbrëma në “Anfield” dy skuadrat më të mëdha angleze luajtën pa gola. Ritmi ishte i lartë, ashtu si pritej. Kishte shanse, sidomos nga vendasit, por jo edhe gola të shënuar.

Liverpooli ka dominuar, kurse në fund mori vetëm një pikë. I kishte tetë goditje në kornizë të portës, ndërsa Unitedi vetëm një.

Gjithsej Liverpooli i kishte 34 tentime për gol, ndërsa Manchester Unitedi pesë. Liverpooli ësdhtë i dyti në tabelë me 38 pikë, sa i ka edhe Aston Villa në pozitën e tretë. Ndërkohë Manchester Unitedi është i shtati me 28 pikë. Udhëheq Arsenali me 39 pikë, derisa Manchester City është i katërti me 34 pikë.

MARKETING