Lulzim Ismaili përballë rumunit Grati kërkon fitoren e 11 në boksin profesionist

Lulzim Ismaili përballë rumunit Grati kërkon fitoren e 11 në boksin profesionist

Boksieri tetovar Lulzim Ismaili me një ritëm të shtuar mbyll vitin 2023. Pa kaluar një muaj nga dueli me Zaza Amiridze (28 nëntor-Tetovë), “The Eagle” sot (e shtunë) në Offenbach të Gjermanisë do të zhvillojë meçin e radhës. 26 vjeçari do të kërkojë fitoren e 11-të në po aq lufta në boksin profesionist, kur përballet me rumunin e lindur në Moldavi, Okctavian Grati. 32 vjeçari me 53 lufta si profesionist ka përvojën në anën e tij, mirëpo Ismaili duket i vendosur për të vazhduar efektin e 100% të fitoreve.

Shqiponja nga Tetova, Lulzim Ismailit, në luftën e tij të njëmbëdhjetë profesionale në Offenbach të Gjermanisë. Lulzim Ismail do të boksojë me  16.12.2023 përballë një kundërshtari shumë të fortë nga Moldavia (Rumunia). 

“Shqiponja nga Tetova, respektivisht, emri simbolik i Lulzim Ismailit, fluturoi të enjten, drejt Frankfurtit, për tu përballur, në luftën e tij të njëmbëdhjetë profesionale! 

Lulzim Ismail do të boksojë në Frankfurt 16.12.2023 përballë një kundërshtari shumë të fortë”shprehet trajneri Halim Abazi.

Jam gati dhe ndihem mirë, shpresoj që të mos i zhgënjej shikuesit dhe të kthehemi me fitore në shtëpi. Nga ana tjetër, kundërshtari është me shumë përvojë, por shpresojmë që të ja dalim me sukses! 

“Kësaj radhe duam që shikuesit e boksit të shohin një luftë të madhe nga unë. Me këtë rast, dua të falënderoj organizatorin që na mundësoi të boksojmë, Nelson Hysa dhe stafin e tij. Me këtë ndeshje, duam të mbyllim këtë vit me shum sukses, duke shpresuar që viti 2024 të jetë edhe më i mirë, të ec mbarë dhe të sjell suksese edhe më të mëdha”, deklaron Lulzim Ismaili.

MARKETING