(VIDEO) Koleva: LSDM dhe BDI mund të shkojnë bashkë në zgjedhje

(VIDEO) Koleva: LSDM dhe BDI mund të shkojnë bashkë në zgjedhje

Nuk përjashtohet mundësia që LSDM dhe  BDI-në të dalin  së bashku në zgjedhje. Kështu ka deklaruar deputetja e LSDM-së, Daniella Koleva, në emisonin “Intervistë në Shenja”. Ajo tha se këto zgjedhje do të tregojnë se cili koalicion është për integrime dhe ofron vlera evropiane dhe kush është ai koalicion që vazhdimisht bllokon, mohon dhe manipulon me qytetarët.

DANIELLA KOLEVA, DEPUTETE E LSDM-SË

“Ne 4 vite po mbijetojmë në një koalicion të gjërë dhe të madh i cili ndan vlera të njëjta evropiane. Ne çdoherë kemi gjetur mënyrë edhe përkundër kërkesave të ndryshme, mendimeve të ndryshme për ndonjë ligj, masë, kemi gjetur mënyrë për të zbatuar politikat tona të përbashkëta dhe sërish koalicioni të mbijetojë aq shumë kohë”.

Në këtë emision Koleva tha se buxheti për vitin 2024 është zhvillimor dhe përmbajtjesor në bazë të disa parametrave. Ajo tha në bazë të të ardhurave do të rritet për 6 për qind edhe shpenzimet. Deputetja madje informoi se të mërkurën janë votuar masat antikrizë në vlerë prej 662 milionë euro dhe se do të vazhdohet me miratimin e masave për t’ju ndihmuar qytetarëve. Ndërkaq, Koleva tha se opozita kërkon rritje të pagave dhe pensioneve për 50% dhe ulje të tatimeve, gjë që sipas saj, kërkesat e tyr nuk përputhen me njëra tjetrën dhe janë kontradiktore.

DANIELLA KOLEVA, DEPUTETE E LSDM-SË

“Opozita atë që e propozon nuk përputhet me tjetrën dhe janë kontradiktor. Nga njëra anë propozon që të ulen tatimet ndërsa nga ana tjetër propozon projekti kapitale të cilat nëse grumbullohen vlejnë sa tre buxhete të plota. Pra, nuk mundet njëra me tjetrën. Nuk mund të ulen tatimet dhe nga ana tjetër të rriten projektet kapitale”.

Duke folur për opozitën, Daniella Koleva shtoi se tensionet në Kuvend i kanë shkaktuar në këtë tre vite e gjysmë deputetët e opozitës ndërsa ka shtuar se në disa momente ajo edhe ka patur frikë nga sjellja e deputetëve të opozitës. Ndërsa duke e komentuar kërkesën e opozitës shqiptare për të patur anëtarë në KSHZ, ajo tha se propozimi për anëtarë nuk duhet të ketë edhe funksion partiak.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING